Sport Ndërkombëtar

Ku mbeti Shkodran Mustafi?

Shkodran Mustafi

Sot, gjashtë vite më parë – Arsenali i pagoi 35 milionë paund për Shkodran Mustafin.

Qendërmbrojtësi gjerman kishte pasur paraqitje të mira në Valencia dhe “gunners” u bindën për të nënshkruar me të.

Por, karriera e Mustafit ka pasur një rënie drastike që nga atëherë.

Ai i ndau ndau rrugët me londineët në vitin 2020  dhe më pas u bashkua me Schalke 04.

Skuadra gjermane – ra nga Bundesliga, e më pas Shkodrani u largua në Spanjë, te Levante.

Por, edhe klubi spanjoll ra në kategorinë e dytë dhe tashmë – 30 vjeçari po e djersitë fanellën aty.

Shkodrani ka kontratë me Levanten deri në verën e vitit 2023, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet dy milionë euro./Shqip.com