Ku mbeti Odise Roshi?
Publikuar:
(24.08.2022 13:08:54)

E fitoi nofkën “raketa” për shkak të shpejtësisë së tij.
Shumë herë ishte “shpërthyes” në krahun e djathtë të sulmit – me kombëtaren shqiptare.
Por, ku mbeti Odise Roshi?

Sulmuesi me përvojë ka ndërruar shumë skuadra ndër vite, teksa në sezonin e fundit ishte pjesë e Boluspor – ekip që tani garon në kategorinë e dytë të futbollit turk.
Me këtë klub ai u paraqit 11-të herë në kampionat, ndërsa më pas u bashkua me Sakraysaporin si transfer i lirë.

Duke e marrë parasysh faktin që është vetëm 31 vjeçar – karriera e tij ka pasur rënie drastike.
Roshi – ka gjithsej 67 paraqitje me fanellën e kuqezinjëve – ndërsa është autor i pesë golave.
Vlera e tij në “Transfermarkt” është 350 mijë euro./Shqip.com