Sport Ndërkombëtar

Ku mbeti Luis Nani?

Luis Nani

“Cristiano Ronaldo i ri” ishte nofka që i kishin vënë në “Teatrin e Ëndrrave”.

Arsyeja: stili i tij i lojës ishte i ngjashëm me CR7.

Bëhet fjalë për Luis Nanin, i cili nuk po e gjen më shkëlqimin e dikurshëm.

Këmbëshpejti – ishte pjesë e Manchester United për shtatë vite – dhe ndër të tjera e fitoi Premierligën e Ligën e Kampionëve.

Por, pasi i ndau rrugët me United – karriera e tij nuk ka shkuar mirë.

Fillimisht ai u transferua në Fenerbahce, më pas te Valencia, te pastaj në Lazio.

Nani e gjeti rehatinë – dhe ndërroi përsëri ambient.

Pas Lazios – u largua në Spanjë për te Valencia – për tu rikthyer më pas në shtëpi te Sportingu – nga ku u transferuar në Amerikë, te Orlando.

Ama, as aventura në Amerikë nuk ishte e fundit për të – sepse fatin e provoi edhe një herë në Itali – te Venezia – teksa tashmë është bashkuar me Melbourne në Australi.

Në total – ai ka ndërruar tetë skuadra gjatë karrierës.

Nani – tashmë është 35 vjeçar – teksa në “Transfermarkt” vlerësohet vetëm 700 mijë euro./Shqip.com