Sport Ndërkombëtar

Ku mbeti James Rodriguez?

James Rodriguez dhe Florentino Perez

Një kolumbian zbarkoi në “Santiago Bernabeu” në vitin 2014.

James Rodriguez – ishte emri pas të cilit vrapuan shumë skaudra të ëmdha evropiane, por “los blancos” e “rrëmbyen”.

Madrilienët nuk nguruan të paguajnë 80 milionë euro për majtakun – që paraprakishte e mahniti botën e futbollit me paraqitjet e tij në Kupën e Botës “Brazili 2014”.

Por, ani pse e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, pritshmëritë që tifozët kishin për të – nuk i plotësoi asnjëherë.

Dy vite ishte në huazim te Bayern Munchen – ku e fitoi dy herë Bundesligën, u kthye përsëri më Madird – ama nuk arriti të jetë startues.

Në vitin 2020 e pranoi një telefonatë nga Carlo Ancelotti dhe u bashkua me të në Everton.

Edhe në Angli – ai u konsiderua si “blerje e madhe” – por u largua pas vetëm një viti.

Ai vendosi që të “vraponte pas parasë” duke u transferuar në Katar – në moshën 30 vjeçare – lëvizje që i dëshpëroi shumë tifozë e “The Toofes”.

James – së fundmi është i lidhur me një transferim në Turqi, te Galatasaray – por nuk ka asgjë zyrtare.

Ai ka rënie drastike edhe në “Transfermarkt” ku vlerësohet vetëm 13-të milionë euro.

Rodriguez – nuk do të luaj as në Kupën e Botës – sepse Kolumbia nuk ia doli ta siguronte një biletë për në “Katari 2022”./Shqip.com