Sport Ndërkombëtar Nismëtari i shumë sukseseve të katalunasve - i "harruar"

Ku “humbi” Frank Rijkaard?

Frank Rijakaard dhe Leo Messi

Johan Cruyff – konsiderohet nismëtari i “Barcelonës së madhe”, teksa Frank Rijkaard i takon periudhës kur kjo skuadër filloi të japë fryte.

Rijkaard e kishte “timonin” e katalunasve për pesë vite me radhë, nga viti 2003 deri në vitin 2008.

Me ta, ai fitoi dy herë La Ligan, dy herë “Kupën e Mbretit” dhe një herë të shumkërukarën, veshgjatën.

Gjatë kohës sa ai ishte trajneri i Barcelonës, debutoi edhe Lionel Messi që tashmë konsiderohet si njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Por, ku u “zhduk” Rijkaard?

Frank Rijkaard fue el entrenador que hizo debutar a Messi con la camiseta  del F.C. Barcelona - Revista Q

Viti 2008, ishte koha kur strategu holandez dhe ekipi katalunas i ndanë rrugët për t’i liruar vendin Pep Guardiolas.

Pas kësaj kohe të lavdishme në Spanjë, Frank filloi edhe një “aventurë” në Turqi, duke e marrë në drejtim ekipin e Galatasarayt, peridhë që nuk zgjati më shumë se një vit, sepse u shkarkua pas rezultateve jo të kënaqshme.

U mendua se do të kthehej përsëri, aty ku i takonte: në majat e futbollit. Por, diçka e tillë nuk ndodhi.

Holandezi e provoi fatin në Arabi, ku e udhëhoqi ekipin kombëtar të Arabisë nga viti 2011 deri në vitin 2013 derisa edhe i mbaroi kontrata dhe u largua prej aty.

Rijkaard expects no credit for Messi's success | Football – Gulf News

Për çudi, kjo ishte edhe periudha e tij e fundit si trajner, sepse përkundër disa angazhimeve të ndryshme në botën e futbollit, ai kurrë më nuk e mori ta udhëheqë ndonjë skuadër tjetër.

Fakt ky fakt ka çuditur shumë njohës të sportit sepse, atëherë ai kishte vetëm 51 vite në supe. Moshë e cila, shumë trajner i zë në kulmin e karrierës, dhe duke ngritur trofe.

Emri i tij u lakua edhe njëherë gjatë vitit 2020 kur trajneri i kombëtares holandeze, Ronald Koeman, dha dorëheqje.

Rijkaard se retira dejando un gran legado al Barcelona - Eurosport

U raportua se Rijkaard do të ishte pasardhës i tij në stolin e selektorit, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Lavdia e tij, mbetet në të kaluarën. /Shqip.com