Sport Ndërkombëtar

Ku mbeti Danny Rose?

Danny Rose

Në postën e tij – dikur i vinte rregullisht ftesa nga kombëtarja angleze.

Teksa, në Premierligë shkëlqente nga java në javë.

Por, karriera e Danny Rose ka vite që ka pasur zbritje të madhe.

Reprezentuesi anglez – në sezonin e fundit ishte pjesë e Watfordit – pas 13 viteve të kaluara me Tottenham Hotspur.

Por, as në Watford nuk e gjeti shkëlqimin e dikurshëm – dhe u paraqit vetëm tetë herë.

Pasi – kjo skuadër zbriti në kategorinë e dytë, Rose është parë në fushën e gjelbër – por me grupmoshat e Tottenhamit.

Ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare – në këtë sezon.

E ardhmja e tij mbetet një dilemë e madhe – ani pse është vetëm 32 vjeçar./Shqip.com