Ku mbeti Atdhe Nuhiu?
Publikuar:
(23.07.2022 17:53:24)

Ka kohë që është përshëndetur me Përfaqësuesen e Kosovës.
Por, këpucët nuk i ka varur ende.
Atdhe Nuhiu vazhdon të jetë aktiv në futboll.
32 vjeçari është pjesë e Altach, skuadër e cila garon në Bundesligën austriake.
Shtatgjati i zhvilloi 30 ndeshje në sezonin e fundit, teksa realizoi pesë gola dhe tri asistime.
Paraprakisht, ai ishte pjesë e Apoelit – ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Angli, te Sheffield Wednesday.
Teksa, për Kosovën u paraqit 19-të herë në total – duke ndihmuar me tre gola./Shqip.com