Sport Ndërkombëtar

Ku mbetën dy binjakët Da Silva?

Rafael dhe Fabio da Silva

Dy djelmosha nga Brazili kishin zbarkuar në “Teatrin e Ëndrrave”.

Ishte viti 2008.

Të buzëqeshur gjithmonë – dy vëllëzërit binjakë – fituan zemrat e tifozëve të Manchester Unitet për një kohë të shpejtë.

Rafael dhe Fabio da Silva – debutuan nën urdhërat e Sir Alex Ferguson dhe mbetën në histori të klubit anglez, por çka ndodhi me ta?

Rafael – qëndroi në United deri në vitin 2015 – duke e djersitur fanellën në 109 ndeshje të Premierligës.

Ai aktivizohej në krahun e djathtë të mbrojtes, teksa e veçonte pasioni i madh në fushën e gjelbër.

Pas United – ai e vazhdoi karrierën në Lyon, më pas në Istanbul Basakesehir, kurse tani është pjesë e skuadrës braziliane, Botagogo.

32 vjeçari – ka regjistruar po ashtu dy paraqitje me ekipin A – të kombëtares së Brazilit.

Vëllai i tij, Fabio i kishte ndarrë rrugët me United më shpejtë – për shkak se nuk kishte minutazh

Në toal – braziliani i zhvilloi 22 ndeshje me “Djajtë e Kuq” në elitën e futbollit angelz dhe dy paraqitje me Seleçaon,

Më pas, ai ishte dërguar huazim në QPR – gjatë sezonit 2012-2013, ndërsa në vitin 2014 u largua drejtë Cardiff Cityt.

Pas Cardiffit – ai vazhdoi në Middessbrough, kurse nga viti 2018 është pjesë e Nantes.

Dyshja mbetet si një nga rastet më te veçantë në historinë e futbollit – dhe do qëndrojnë gjatë në memorien e tifozëve të United./Shqip.com