Rozë

“Ku e blen mallin?”, Ronela Hajati ka një përgjigje për kritikët

Ronela Hajati

Ronela Hajati po vazhdon që të komentohet në media.

Ajo së fundit ka marrë kritika të shumtë, për mënyrën se si sillet këngëtarja.

E ndërsa komentet negative nuk mungojnë, nuk mungojnë gjithashtu dhe reagimet e drejtpërdrejta të këngëtares.

Në një postim në Instagram, Ronela ka ironizuar të gjithë ata që mendojnë se merr ndonjë substancë narkotike. “Komenti më idiot shqiptar, po të panë duke qeshur: “Paske pi içik o jeta”, “Ku e ble këtë mallin”, “Sa paske pi mi””, ka shkruar këngëtarja krahas postimit duke iu përgjigjur kritikëve.

Ndryshe, Ronela po vazhdon që të jetë e angazhuar me koncerte.

/Shqip.com