Sport Ndërkombëtar

Kthim në kohë – si u njohën Mourinho dhe Drogba

Mourinho dhe Drogba

Jose Mourinho ka hapur letrat rreth njohjes së tij me Didier Drogban dhe lidhjen e tyre të veçantë.

Trajneri portugez – në një pronocim për mediat italiane u kthye pas në kohë.

“Didier Drogba erdhi në jetën time në minutën e 5-të të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Marseille dhe Porto, në ‘Velodrome’. E kisha të vështirë të ulesha, pasi pashë një gjigant me fanellën me numër 11 të shënonte. Ai festoi golin, si të ishte i fundit, teksa turma e tifozëve u çmendën dhe zhurma ishte shurdhuese.

Në pushim mes pjesëve, e gjeta në tunel dhe i thashë: Unë nuk kam para të të blej ty, por a ke ndonjë kushëri që mund të luajë kështu si ti, në Bregun e Fildishtë? Ai qeshi, më përqafoi dhe më tha: Një ditë ti do të jesh në një klub që mund të më blejë mua”, tha Mourinho fillimisht.

Didier Drogba offers advice to Jose Mourinho following Tottenham sacking -  Mirror Online
Mourinho dhe Drogba

Mou po ashtu tregoi se kur u emërua në krye të Chelseat – këmbëguli që ta ketë në skuadër Drogban – me çdo kusht.

“Pas 6 muajsh unë firmosa me Chelsea-n. Gjeta një klub super të fuqishëm, me të cilin çdo futbollist do të donte të negocionte, firmoste apo të luante. Unë kisha shumë opsione, por mbërrita dhe thashë: Unë dua Didier Drogba. Menjëherë lindën dyshime dhe pyetje nga disa njerëz, të tipit Pse ky?. Pse jo ky tjetri? A do të përshtatet?”, etj., por unë këmbëngula, duke theksuar: Dua Didier.

Pas pak ditësh e takova Drogba në një aeroport në periferi të Londrës. Më përqafoi sërish, por këtë herë në një mënyrë të paharrueshme: një përqafim që tregonte mirënjohjen e këtij njeriu dhe dashurinë për njerëzit që kanë rëndësi për të. E papërshkrueshme. Më pas më tha: Faleminderit. Unë do të luftoj për ty dhe nuk do të zhgënjehesh. Do të të qëndroj besnik përgjithmonë”, shtoi ai.

Didier Drogba: Jose Mourinho has unfinished business at Chelsea | Football  – Gulf News
Mourinho dhe Drogba

Teksa – tregoi që besimi që pati në Drogban iu shpërblye nga performancat e tij.

“Dhe këtë bëri. Besnikëria e tij dilte në pah me lidershipin që tregonte dhe mënyrën si i përballonte momentet e vështira. Momente ku nuk ka asgjë më shumë rëndësi sesa të jesh aty për trajnerin tënd, për kolegët e tu. U shndërrua në një person që e dija se mund të mbështetesha kudo dhe kurdo të kisha nevojë!

Kur skuadra ishte nën presion, ai kthehej të mbronte, kur kishte ndonjë dëmtim, sakrifikonte në limited he sigurisht, nuk harronte asnjëherë të shënonte golat që priteshin prej tij.

Real Madrid want Didier Drogba for a reunion with his old Chelsea boss Jose  Mourinho - Mirror Online
Mourinho dhe Drogba

Këta gola i dhanë atij shumë tituj dhe çmime, por ajo që më mbeti mua, ishin historitë e panumërta që ne kemi së bashku”, potencoi Jose.

Dyshja në fjalë arritën që së bashku të fitojnë ndë të tjera – dy herë Premierligën.

Shoqëria dhe respekti ndërmjet tyre – vazhdon të jetë edhe jashtë fushës së gjelbër – ani pse vitet kanë kaluar. /Shqip.com