Lajme

Kthehet në operim njësia B-1 e KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B1 është kthyer në operim pasi e njëjta e kishte ndërprerë prodhimin për shkaqe teknike.

Përmes një njoftimi për media, KEK-u ka njoftuar se kjo njësi është duke punuar aktualisht dhe do të arrijë kapacitetin optimal prej rreth 260MW/h.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndërprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim. Në këto çaste kjo njesi është duke prodhuar mbi 210 MË/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MË/h”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Kurse, gjatë ditës së djeshme kjo korporatë pati njoftuar se njësia prodhuese A-3 është jashtë funksionit të operimit.

Kjo ka ndodhur për shkak se në kaldajat e kësaj njësie prodhuese janë shfaqur rrjedhje të ujit./Shqip.com