Sport Shqiptar

Kthehet në Kosovë pas shërimit jashtë vendit, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku.

Ai e ka kaluar me sukses trajtimin mjekësor jashtë vendit dhe tani është i gatshëm për të kontribuar sërish në futbollin e Kosovës.

“Sot e mirëprita në selinë e FFK-së, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Ilaz Mjaku, i cili është kthyer në vendlindje pas një kohe të gjatë të kaluar jashtë vendit për trajtim mjekësor. Ai tashmë është shëruar plotësisht dhe është i gatshëm për të vazhduar kontributin e tij për futbollin e Kosovës, e në veçanti për atë të regjionit të Ferizajt. Ilazi është njeri i jashtëzakonshëm dhe me shpirt të futbollit. Mungesa e tij për një periudhë ka qenë boshllëk i ndjeshëm në FFK, por tani ai është kthyer me forcën dhe vendosmërinë për të kontribuar sërish maksimalisht në sportin që e ka dashur gjithmonë. Ilazit i dëshirova shëndet të mirë, teksa së bashku si KE i FFK-së do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për ta ngritur tutje nivelin e futbollit tonë”, ka shkruar Agim Ademi në faqëen e tij në rrjetin social Facebook.

/Shqip.com