Lajme

Kthehen në shtëpi dy fëmijët që u raportuan si të humbur në Ferizaj

Ferizaj

Janë kthyer në shtëpi dy fëmijët që u raportuan më herët si të zhdukur në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli konfirmoi për Shqip.com, se fëmijët janë kthyer në shtëpi.

Ju njoftojmë se mbrëmë rreth orës 21:30 në stacion të policisë nëna e këtyre dy fëmijëve ka njoftuar se janë kthyer në shtëpi dy fëmijët e saj që i kishte raportuar si të zhdukur”, tha ai.

Ndryshe, rastin e zhdukjes së fëmijëve e kishte raportuar në Policia nëna e tyre, siç kishte raportuar ajo fëmijët kishin dalë nga shtëpia dhe nuk ishin kthyer më.

/Shqip.com