Lajme Botë

Kryhet ekzekutimi i parë publik nga talibanët në Afganistan

Është kryer ekzekutimi i parë publik nga talibanët në Afganisatan.

Sipas zëdhënësi të talibanëve, Zabihullah Muxhahid ekzekutimi u krye në një stadium sportive të mbushur me shumë njerëz dhe përfaqësues të pushtetit në jug-perëndim të provincës Farah.

I dënuari me vdekje ishte akuzuar për një vrasje ku ekzekutimin e tij e kreu babai i viktimës.

Ekzekutimi publik erdhi pasi gjyqtarët u udhëzuan që ta zbatojnë plotësisht Ligjin e Sheriatit.

Udhëheqësi suprem i talibanëve Haibatullah Akhundzada lëshoi dekretin muajin e kaluar, duke urdhëruar gjykatësit të vendosin ndëshkime që mund të përfshijnë ekzekutimet publike, amputimet publike dhe goditjen me gurë.

Sipas talibanëve, i ekzekutuari me emrin Tajmir, një djalë i Ghulam Sarwarit dhe një banor i provincës Herat, kishte goditur me thikë një burrë të quajtur Mustafa rreth pesë vjet më parë.

Ai më pas u dënua nga tre gjykata talebane dhe dënimi i tij u miratua nga Mullah Akhundzada.

Nëna e burrit të vrarë i tha BBC-së se udhëheqësit talibanë i ishin lutur asaj që ta falte burrin, por ajo kishte këmbëngulur në ekzekutimin e tij.

“Talibanët erdhën tek unë dhe m’u lutën ta fala këtë pabesim. Ata këmbëngulin që unë ta fal këtë njeri për hir të Zotit, por u thashë se ky njeri duhet të ekzekutohet dhe duhet të varroset njësoj si djali im”.

Gjatë sundimit të tyre nga viti 1996-2001, talibanët u dënuan për kryerjen e rregullt të ndëshkimeve në publik, duke përfshirë ekzekutimet në stadiumin kombëtar në Kabul.

Talibanët u zotuan se nuk do të përsërisin shtypjen brutale të grave. Që kur morën pushtetin, liritë e grave janë frenuar ashpër dhe një numër grash janë rrahur pasi kanë kërkuar të drejta.

/Shqip.com