Lajme

Kryeziu: Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi u bashkuan në mbrojtje të Kushtetutës

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit në lidhje me përpjekjen e Serbisë për ta mbajtur referendumin edhe në Kosovë.

Ai tha se krerët shtetërorë janë bashkuar për ta mbrojtur Kushtetutën e vendit.

“Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovë u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë dhe praktikave të dëmshme të deritanishme”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Takimi i shteteve të QUINT-it me krerët shtetërorë të Kosovës

Mes tjerash ai ka shtuar qëndrimet e Qeverisë janë veprime të cilat i shndërrojnë në vendime të zbatuara.

Theksojmë se për këtë temë, Ambasadorët e shteteve të QUNT-it dhe përfaqësues të Bashkimi Evroian kishin zhvilluar një takim me krerët shtetërorë të Kosovës.

Ata kishin kërkuar që Kosova të lejojë të mbahet referendumi por një gjë e tillë nuk u pranua nga presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Pas takimit, kryeministri Kurti në një deklaratë për media njoftoi se do të thërret seancë të jashtëzakonshme për të shtunën më 15 janar.

Në Kuvendin e Kosovës, u miratua rezoluta për moslejimin e referendumit serb në Kosovë./Shqip.com