Lajme

Kryeziu: Kryeministri nuk i ka 38 këshilltarë të angazhuar

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka sqaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka të angazhuar në total 25 këshilltarë, duke përfshirë edhe ata të jashtëm.

Sipas tij, nga gjithsejtë 25, tetë prej tyre nuk paguhen nga buxheti i shtetit.

Në një postim në Facebook, Kryeziu e ka mohuar që në kryeministri Kurti i ka 38 këshilltarë të angazhuar.

Lexo edhe:
Kurti në opozitë thoshte me mjaftojnë vetëm 5 këshilltarë, tash i ka 38

“Ky raportim i mbrëmshëm nuk është i saktë dhe atë në mënyrë të dyfishtë. Së pari, kryeministri Kurti nuk i ka të angazhuar 38 këshilltarë. Numri total i këshilltarëve, përfshirë ata të jashtëm, është 25. Prej tyre 8, duke qenë të jashtëm, nuk paguhen nga buxheti i Shtetit. Së dyti, kryeministri Kurti nuk ka numër më të lartë të këshilltarëve se ç’kishte ish-kryeministri Haradinaj. Numri total i këshilltarëve të emëruar, përfshirë ata të jashtëm, të ish-kryeministrit Haradinaj sipas të dhënave të muajit janar 2020 ishte 33”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Ky raportim i mbrëmshëm nuk është i saktë dhe atë në mënyrë të dyfishtë.

Së pari, kryeministri Kurti nuk i ka të angazhuar 38 këshilltarë. Numri total i këshilltarëve, përfshirë ata të jashtëm, është 25. Prej tyre 8, duke qenë të jashtëm, nuk paguhen nga buxheti i Shtetit.

Së dyti, kryeministri Kurti nuk ka numër më të lartë të këshilltarëve se ç’kishte ish-kryeministri Haradinaj. Numri total i këshilltarëve të emëruar, përfshirë ata të jashtëm, të ish-kryeministrit Haradinaj sipas të dhënave të muajit janar 2020 ishte 33.

Për informim, kabineti i Kryeministrit përbëhet nga këshilltarët politikë, nëpunësit e kabinetit dhe këshilltarët e jashtëm. Ata së bashku përbëjnë stafin e Kryeministrit. Numri 38 i raportuar mbrëmë përfaqëson numrin total të stafit të emëruar të Kryeministrit: 25 këshilltarë, 10 nëpunës, ku bëjnë pjesë zyrtaret ekzekutive dhe administrative, fotografi, zyrtarët e protokollit, asistentët pra që nuk janë këshilltarë, dhe të 3 të tjerë të emëruar të kryeministrit, ku përfshihen Kryesuesi i Komisionit Qeveritare për Personat e Zhdukur/Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e Personave të Zhdukur, koordinatori i Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar Kosovë -Shqipëri, dhe koordinatorja për funksionalizimin e Fondit Sovran, të cilët kanë mandate të veçanta.

/Shqip.com