Sport Shqiptar

Kryeziu i 17-ti në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Atleti kosovar, Astrit Kryeziu, ka garuar në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, në disiplinën 800 metra të atletikës.

Kryeziu përfundoi garën me kohë prej 1:50.57 minuta, që nuk i mjaftoi të kualifikohet në finale.

Renditja e tij ishte vendi 17, ndërsa në baterinë e tij doli i pesti nga shtatë sosh.

Koha e tij nuk mjaftoi që të kualifikohet në finale, ku u kualifikuan dy të parët e baterisë së tij.

Të dielën garojnë dy atletët tjerë, Gresa Bakraqi dhe Alaudin Suma.

Kosova ka grumbulluar deri më tani gjashtë medalje, duke përfshirë tri të arta dhe dy të bronzta përmes xhudos dhe një e bronztë në boks.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje./Shqip.com