Sport Shqiptar

Kryeziu flet për Kosovën, para ndeshjeve të qershorit

Kombëtarja e Kosovës në qershor do të zhvilloj ndeshjet e para të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

Dardanët, nën udhëheqjen e Alain Giresse kanë zhvilluar dy seancat e para stërvitore.

Mbrojtësi, Mirlind Kryeziu, i cili me skuadrën e tij Zurich e fitoi titullin e kampionit të Zvicrës ka thënë se do të jenë disa ndeshje mjaft të vështirë.

“Do të jenë katër ndeshje të vështira për ne, pasi kualiteti i secilit ekip që kemi në grup është i mirë. Në këto katër ndeshje duhet të japim maksimumin. Unë dhe Fidani vijmë pas titullit të kampionit me klubin tonë dhe kemi energji pozitive, por atë duhet ta përçojmë edhe në ekipin kombëtar për të arritur sukses. Shpresoj ta fillojmë këtë cikël me tri pikë”, ka thënë Kryeziu.

Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë seancën e radhës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali në orën 17:30.

“Dardanët” luajnë ndeshjen e parë më 2 qershor kundër Qipros në udhëtim, për t’u kthyer në pas në “Fadil Vokrri” kundër Greqisë pas tre ditësh dhe Irlandës Veriore më 9 qershor.

Kurse, dueli i fundit për muajin e ardhshëm luhet më datë 12, kundër “Helenëve”./Shqip.com