Lajme

Kryetari i Zubin Potokut: Për interesa nacionale japë dorëheqje

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Izmir Zeqiri më 26 maj hyri në objektin e kësaj komune, por që kjo nuk iu kishte pëlqyer qytetarëve serbë të kësaj pjese të cilët kundërshtuan zgjedhjen e tij si kryetar.

Për këtë, ai kishte ndërruar lokacionin e vendit të punës.

Për më shumë se një muaj, Zeqiri këtë funksion tashmë po e ushtron nga Zyra për Komunitete në Çabër.

Ai thotë se kjo i ka ndihmuar që ta kryejë më lehtë detyrën e tij dhe të marrë më shumë vendime, teksa shton se ka hasur në vështirësi kur e ka marrë këtë post.

Zeqiri tregon se i gjithë kabineti i tij është i përbërë nga komuniteti shqiptar, pasi siç tha ai ata serbë kanë hezituar të bashkëpunojnë për shkak të frikës dhe kërcënimit.

Ndërkaq, i pyetur nga mediat se a do të japë dorëheqje nga ky post, i pari i kësaj komune u shpreh se do ta bënte nëse do i kërkohet për interesa nacionale.

/Shqip.com