Lajme

Kryetari i Tuzit: Përmendorja e Skënderbeut do të vendoset edhe në Malësi

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, udhërrëfyesi i kombit shqiptar, do të vendoset në vendin më të bukur që ka Malësia, në sheshin qendror.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, udhërrëfyesi i kombit shqiptar, kryeheroi dhe frymëzimi ynë i fuqisë dhe trimërisë, krenaria e qëndresës dhe bashkimit të shqiptarëve do të vendoset në vendin më të bukur që ka Malësia, në sheshin qendror, që njëkohësisht edhe sheshi do të fitojë emrin ‘Sheshi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu’”, ka shkruar Gjeloshaj.

Tutje, sipas tij, në tokën e vetë shqiptare, do të rrijë krenar përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit, pranë institucionit më të lartë arsimor, gjimnazit tonë, në rrugën kryesore të qytetit ku gërshetohen shkolla fillore, kopshti, Qendra kulturore-informative Malësia, shtëpia e shëndetit, si dhe së shpejti edhe të stadiumit të ri të qytetit.

“Në këtë mënyrë, Skënderbeu nderohet duke e respektuar të kaluarën por edhe të shërbej që të jetë aty ku gërshetohen e ardhmja dhe zhvillimi!”, ka thënë ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, udhërrëfyesi i kombit shqiptar, kryeheroi dhe frymëzimi ynë i fuqisë dhe trimërisë, krenaria e qëndresës dhe bashkimit të shqiptarëve do të vendoset në vendin më të bukur që ka Malësia, në sheshin qendror, që njëkohësisht edhe sheshi do të fitojë emrin “Sheshi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.

Në tokën e vetë shqiptare, do të rrijë krenar përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit, pranë institucionit më të lartë arsimor, gjimnazit tonë, në rrugën kryesore të qytetit ku gërshetohen shkolla fillore, kopshti, Qendra kulturore-informative Malësia, shtëpia e shëndetit, si dhe së shpejti edhe të stadiumit të ri të qytetit.

Në këtë mënyrë, Skënderbeu nderohet duke e respektuar të kaluarën por edhe të shërbej që të jetë aty ku gërshetohen e ardhmja dhe zhvillimi!

Njëjtë sikur në kohën e tij, sikur edhe e meriton, në kuvendin komunal vendimi sot u soll pa asnjë votë kundër e as abstenim, të gjithë në sallë të kuvendit komunal ishin Për – Skënderbeu vjen në vend shqiptar, në tokë shqiptare të qeverisur nga parti shqiptare.

Sheshin e financoi kryeqendra e shqiptarëve Tirana, përmendoren do ta realizojmë me diasporën tonë, si projekt të shumëpritur nga ata!

/Shqip.com