Lajme

Kryetari i Prizrenit me pasuri milionëshe

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj ka deklaruar pasuri të palujtshme në vlerë prej 1.2 milion euro.

Në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Totaj ka deklaruar se ka në pronësi një objekt banimi dhe afarist prej 600 metër katror.

I pari i Prizrenit, ka deklaruar se ka në pronësi dy automjete në vlerë prej 27 mijë euro.

Të hyrat e tij vjetore janë prej 53 mijë euro./Shqip.com