Lajme

Kryetari i Podujevës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Mjetet piroteknike.

Shpejtim Bulliqi, kryetari i Podujevës, ka marrë vendim për të ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në këtë komunë.

Ai ka nxjerr një urdhëresë në të cilën shkruhet se nga dita e enjte (22 dhjetor) deri më 3 janar 2023, ndalohen mjetet piroteknike.

Ndërsa, për ata që nuk i përmbahen këtij vendimi, parashihen edhe gjoba.

“Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike/eksplozivëve në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira tjera publike në territorin e Komunës së Podujevës. Ndalese sipas pikës i të kësaj urdhërese vlen për periudhën 22 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023”, thuhet në urdhëresë.

“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

/Shqip.com