Lajme

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi kalon në LDK

Xhafer Gashi, kryetar i Obiliqit.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, bashkë me strukturat e Iniciativës Qytetare në Obiliq kanë kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gashi ka thënë se ky vendim ka ardhur si shkak i përkrahjes së shumicës së elektoratit të LDK-së në tri palë zgjedhje.

“Një vendim i tillë, vjen pas konsultimeve dhe bashkëbisedimit të vazhdueshëm brenda strukturave tona dhe bashkimi në një parti si Lidhja Demokratike e Kosovës, vjen si rezultat i përkrahjes së shumicës së elektoratit të kësaj partie për të tri (3) garat radhazi në zgjedhje lokale si dhe bazuar në parimin e besimit dhe vizionit të përbashkët për realizimin e projekteve madhore për qytetin e Obiliqit”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Tubimi i Xhafer Gashit me përkrahës të LDK-së

LDK në zgjedhjet e fundit lokale ka fituar në tetë komuna derisa me Obiliqin bëhet partia që menaxhon më së shumti komuna në Kosovë.

Gashi ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës derisa në zgjedhjet e fundit ka garuar me një iniciativë të vetën qytetare./Shqip.com