Lajme

Kryetari i Leposaviqit nuk e ka ndërmend të dorëzohet

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka thënë se nuk e ka ndërmend të dorëzohet. “Nuk kem rrugë tjetër, ose duhet me shku në jug, ose me lënë tokë të askujt, siç tha Edi Rama”, tha ai për RTK.

Hetemi tha se në këtë komunë nuk janë të gjithë kriminel e njerëz të barrikadave, por ata kanë qenë të detyruar që të dalin në protesta e barrikada. “Ka njerëz që kanë ardhur këtu  dhe më kanë thënë që duhet me dalë më zorë”, tha ai. Hetemi vlerësoi se është i gatshëm të jap dorëheqje për të mirën e Kosovës.

Gjashtë muaj që kreu i Leposaviqit vazhdon të qëndrojë në komunë

Ka gjashtë muaj që kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, jeton brenda ndërtesës së komunës. Thotë se do të vazhdojë të mbetet aty, derisa largimin nuk ia kërkon shteti i Kosovës, përkatësisht qeveria dhe kryeministri Kurti.

Hetemi kërkon që KFOR-i të largohet nga objekti i komunës sepse konsideron se situata është e qetë.

Ai flet edhe për mundësinë e dorëheqjes, arsyen përse nuk largohet nga komuna e shumë çështje të tjera.

Hetemi tha se kur hyri në komunë në muajin maj, përveç kaosit, nuk gjeti asnjë punëtor të administratës. Por tani, gjërat kanë ndryshuar. Ka 13 drejtori, 7 drejtohen nga serbët e 6 nga shqiptarët.

“Këta janë punëtorë të rinj të administratës, janë serbë të Leposaviqit”, tha Lulzim Hetemi. E konfirmon se përveç qeverisë dhe kryeministrit Kurti, të gjithë ia kanë kërkuar dorëheqjen.

 “Respekt për amerikan e respekt për miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha ai. Ai ka folur dhe për mundësinë e që të japë dorëheqje.“Dorëheqje… për çka”, tha ai.

Hetemi tregon se është i gatshëm menjëherë të largohet nga zyra, me kushtin që në këtë pozitë të vijë një kryetar që njeh dhe respekton shtetin e Kosovës.

E derisa të ndodhë kjo, Hetemi do të vazhdojë të qëndrojë brenda komunës së Leposaviqit.

/Shqip.com