Lajme

Kryetari i Kuvendit uron muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit që nis nesër.

“Duke bartur frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, muaji i Ramazanit sjell sprovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror. Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës.”

Ai ka uruar agjërim të lehtë për të gjithë.

Urimi i plotë:

Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime dhe me fat muajin e Ramazanit!

Duke bartur frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, muaji i Ramazanit sjell spovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror.

Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës.

Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët!

/Shqip.com