Lajme

Kryetari i Gjilanit thotë se u ndalua nga autoritetet serbe pa ndonjë arsye

Gjatë ditës së sotme është raportua se kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Lidhur më këtë ndalim ka folur edhe vetë Hyseni.

“Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllaut tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndaluam nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.Pas më shumë se 2 orë pritje, na u lejua të vazhdojmë udhëtimin tonë, pa na u dhënë asnjë arsye se pse jemi ndalur në këtë pikë kufitare”, ka shkruar Hyseni.

Ata të diskriminojnë e të ndalin në kufinjë pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionimin edhe më tej të situatës së brishtë që gjendemi tani, ka shtuar më tutje Hyseni.

/Shqip.com