Lajme

Kryetari i Gjakovës ndryshe nga pronari i lokalit ku nuk u shërbyen pjesëtarët e komuniteteve joshumicë

Kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini dhe Florenti.

Kryetari i Gjakovës, Adrian Gjini, ka postuar një fotografi duke pirë kafe me Florentin, një djalë nga komunitet joshumicë.

Publikimi i fotografisë nuk është rastësi – vjen vetëm disa orë pasi ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tregoi sesi në një lokal në Gjakovë nuk janë shërbyer disa pjesëtarë të komuniteteve.

“Florenti është një djalë i jashtëzakonshëm, mik dhe mbështetës i imi në zgjedhjet e fundit. Në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Shto se duhet të nxjerrim mësim e të mos përsëriten gabim.

“Na kushtojnë të gjithëve”, përfundoi ai.

Çfarë kishte deklaruar Elbert Krasniqi.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së fundmi ka adresuar një problemtatikë ndaj komuniteve joshumicë.

Ai ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve, shkruan Shqip.com.

“Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime!”, ka shkruar ai në Facebook.

Një rast i tillë, sipas ministrit, ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.

Ai ka thënë se qyteti i Gjakovës është shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të ndodhin.

“Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin!”, ka shkruar Krasniqi.

“Mbetet angazhim i institucioneve dhe shoqërisë që të garantoj dhe zhvilloj bashkëjetesën dhe mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët. Lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë! Personat me ngarkesa raciste nuk duhet t’i mbështesim në zhvillim të tyre”. /Shqip.com