Sport Shqiptar

Kryetari i FBK-së zgjidhet nënkryetar i FIBA Youth Comission

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, është zgjedhur nënkryetari i FIBA Youth Comission.

Ndërsa, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, është zgjedhur anëtare e FIBA Europe Youth Commission për mandatin 2023-27.

“Fetahu dhe Dushku janë zgjidhur në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës, që u mbajt sot (e premte) në Lubjanë të Sllovenisë. Kjo ishte mbledhja e parë për të parin e basketbollit të Kosovës si anëtar i Bordit të FIBA Evropës”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Kujtojmë se, Fetahu ka qenë anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) dhe Dushku, anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission) për mandatin 2019-2023.

/Shqip.com