Sport Shqiptar

Kryetari i Dritës i zhgënjyer që asnjë lojtarë i skuadrës së tij nuk u ftua te Kosova

Tre lojtarë të Superligës zunë vend në skuadrën prej 26 lojtarëve të Alain Giresse, për ndeshjet e shtatorit.

Por, asnjëri prej tyre nuk ishte nga skuadra e Dritës, madje as Kosova U21 nuk ftoi lojtarë nga Drita.

Kryetari i këtij klubi, Valon Murseli është i zhgënjyer nga ky vendim.

“Jashtëzakonisht i zhgënjyer nga lista e Kombëtares A dhe U21, për çudi nuk është asnjë futbollistë i Dritës. Si president i njërit prej klubeve më të mëdha në vend FC Drita, kam mbetur jashtëzakonisht i zhgënjyer nga lista e Kombëtares së Kosovës A dhe ajo U21. Drita ka qenë ndër ekipet më të mira sezonin e kaluar, ka pasur paraqitje fantastike në Evropë dhe është lider aktual i Superligës së Kosovës dhe nuk e ka asnjë futbollistë të ftuar në Kombëtaren A ose atë të U21”, ka shkruar ai.

Tre lojtarët e Superligës që u ftuan në Kombëtaren A janë Lumbardh Dellovën, Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi po ashtu do të grumbullohen./Shqip.com