Kryetari i bordit të RTK-së flet rreth keqpërdorimeve të mbeturinave në Radio dhe TV
Publikuar:
(21.08.2023 19:50:32)

Kryetari i bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besnik Boletini, ka kritikuar menaxhmentet e kaluar rreth shpenzimeve të mbeturinave në Radio dhe TV.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se: “RTK ka paguar për mbeturina – Radio dhe Tv -1,941 euro (1,191 +757) në muaj. Sot paguan 168 euro (84+84 Radio dhe TV)”.
“RTK ka paguar për mbeturina – Radio dhe Tv -1,941 euro (1,191 +757) në muaj. Sot paguan 168 euro (84+84 Radio dhe TV). Pra, për një vit shpenzoheshin 23 mijë e 292 euro për mbeturina, ndërkaq tani shpenzohen vetëm 2 mijë e 16 euro”, ka shkruar Boletini.
Tutje, ai ka thënë se, me rastin presin që të merren edhe organet përkatëse.
/Shqip.com