Lajme

Kryetari i Bashkisë së Vlorës iu bënë thirrje kosovarëve që ta vizitojnë bregdetin shqiptar

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i ka bërë thirrje shqiptarëve nga Kosova që të vizitojnë bregdetin e Vlorës për këtë sezon veror.

Në një intervistë në Abc News, Leli tha se Vlora është vendi që përfshin të gjitha llojet e çmimeve dhe se ofron mundësinë  për të bërë pushime të lira, pa shpenzuar shumë para.

“Do ishte mirë të kishte më tepër lëvizje. I bëj thirrje qytetarëve nga Kosova të vijnë në Vlorë. Do të doja shumë që Vlora të flasë shqip. Sigurisht kam vërejtjet e mia për restorantet dhe hotelet pavarësisht çmimeve të larta që mund të ketë tek tuk, pushimet këtu bëhen më lirë se kudo tjetër. Ka hotele për ata që duan të harxhojnë shumë dhe për ata që duan të harxhojnë pak”, ka thënë Leli.

Bregdeti i Vlorës

Ndër të tjera Leli tha se në Vlorë nuk janë raportuar raste të infeksioneve nga plazhi, duke pohuar se deti atje është i pastër.

“Nuk janë raportuar raste infeksioni nga plazhet e Vlorës. Vlora është vendi që i ka të gjitha plazhet, me rërë e me gurë, ka Adriatikun dhe Jonin”.

Megjithatë, Leli tha se pushimet së bashku me familjen e tij i bëjnë në Vlorë.

Leli, potencoj se do të vazhdoj të promovoj hotelet që kanë çmime të lira atje./Shqip.com