Lajme

Kryetarët e sindikatave- Kurtit: Nuk mund të vendosësh për ne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duhet të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale.

Këtë koment, Kurti e tha në një konferencë për media ku i pranishëm ishte edhe ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Uroj që ndryshime të ketë gjithandej, siç po bëhen ndryshimet në politikë, duhet të ketë ndryshime edhe në çdo sferë të jetës shoqërore dhe profesionale. Kjo për shkak se jam i bindur edhe punëtorët shëndetësorë edhe qytetarët e Kosovës nuk mjaftohen që për shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz, kushdo qofshin apo kudo që ata janë,” ka thënë Kurti.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se kryeministri Kurti nuk do të ketë aspak ndikim në ndrrimin e kryetarëve të sindikatave.

Azemi në një prononcim për Shqip.com, tha se “deklarata e Kurtit është komuniste”.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi

“Nuk do të ketë ndikim aspak, është deklaratë qesharake, komuniste. Kryetarët e sindikatave mund t’i ndërrojnë vetëm ata që i kanë zgjedh, jo kryeministri. Ai kërkon ndërrim të kryetari të sindikatës por unë ja ofroj atë ndërrim nëse është i gatshëm. Unë jam i gatshëm të japë dorëheqje nëse kryeministri i Kosovës i realizon ato të cilat i ka premtu”, ka thën Azemi për Shqip-in.

Më tej, Azemi i ka ofruar Kurtit dorëheqjen vetëm në rastin nëse plotësohen premtimet, të cilat sipas tij, janë dhënë nga kryeministri.

“Nëse unë kërkoj që paga nga 130 euro të bëhet 350 euro,marrëveshja kolektive të cilën e ka premtu ta nënshkruaj, nëse ai krijon fond përop unëtorët që humbin vendin e tyre të punës gjatë fatkeqësive, nëse është i gatshëm ta realizoj gjykatën e punës siç e ka premtuar, nëse këto i realizon brenda një javë, edhe unë i jap fjalën se jao dorëheqje”, tha ai.

Azemi ka shtuar se ka refuzuar një ofertë për financim të zyreve e cila ishte dhënë nga Kurti në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Megjithatë ai dorëheqjen e kërkon pasiqë po kërkojmë që ato të cilat i ka premtu, nuk mundet me i realizu. Po e them për herë të parë, para se të vijë në pozitë kryeministri i Kosovës, unë kam pas disa takime me Kurtin. Ai ka kërkuar që në shtatë regjione të Kosovës t’i financojë zyret e sindikatës dhe të bashkëpunojmë për të mirën e punëtorëve të sektorit privat dhe unë kam qenë shumë i kfjellët nga mendja dhe nuk kam pranu të bashkëpunoj më një parti politike”, tha Azemi për Shqip.com.

kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj.

“Është diçka që shkon në stilin e komunizmit. Vetëm në komunizëm kryetari i komitetit i ka ndërru kryetarët e sindikatave kurse tash nuk e ka këtë mundësi sepse jemi të zgjedhurit e popullit”, tha ai.

“Sindikata e shëndetësisë, sindikata e arsimit dhe sindikata e sektorit privat nuk janë amatera. Kur Kurti ka luajtur me kilikera kur unë kam shërbyer ne UÇK” ”, ka thënë më tej Azemi.

Më tej, Azemi ka kujtuar edhe kohën kur kishte një takim në 2019-tëm me kryeministrin e atëhershëm, Abdullah Hoti, , i cili ishte vonuar, dhe që nuk e kishte pritur Azemi.

“Vitin a kaluar kur nuk e kam pritur në takim Hotin, Kurti ka thënë ky është një kryetar i sindikatës në nivel të evropës dhe tash me kërku me na ndërru..”, ka përfunduar Azemi.

E për kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, kjo deklaratë nuk po i duket e mirëqenë.

Jasharaj në një prononcim për Shqip.com, tha se emërimi i kryetarëve të sindikatave, nuk i takon Kurtit.

“Është hera e parë pas lufte që një kryeministër dekalrohet në lidhje me çështjet sindikale.  Anëtarësia e SHBASHK-ut dhe sindikatave tjera vendos vetë se kë do ta ketë udhëheqës dhe po them, nuk është çështje as e Kurtit dhe as e dikujt tjetër se cila organizatë kë do ta emëroj në krye apo kryetar”, tha ai për Shqip-in.

Më tej, ai shtoi se kryeministri Kurti duhet të fokusohet tek bisedimet me sindikatat dhe t’i lënë të qeta sa i përket emërimeve në krye të sindikatave. “Kurti dhe të tjerët duhet të angazhohen që të bisedojnë me sdindikatat. T’i lënë të qeta të vendosin ato vetë se kush do t’i udhëheqë dhe këtë e vendosin ata me zërin e tyre”, ka thënë Jasharaj.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Blerim Syla ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se “koha e diktatorëve ka kaluar” dhe se “çdo tendencë e tij do të dështojë”.

“Shoku Kurti sikur e ke tepruar me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Blerim Syla, por po ju rikujtoj: Koha e diktatorëve ka kaluar dhe çdo tendencë e jotja do të dështoj,” ka shkruar Syla ndër tjera.”, ka shkruar Syla./Shqip.com