Lajme

Kryetarët e komunave i kërkojnë takim Kurtit

Pamje nga takimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetarët e komunave të Kosovës i kanë kërkuar takim kryeministrit Albin Kurti, për të debatuar mbi temat dhe çështjet që preokupojnë aktualisht Komunat e Republikës së Kosovës.

Kjo kërkesë është bërë nga Kryetari i Asociacionit të Komunave, Agim Aliu.

Ata kanë propozuar edhe temat për të cilat do të diskutonin. E para për nga rëndësia është Ligji i ri për tatimin në pronë dhe mundësia e faljes së 100 eurove të tatimit.

“Temat e propozuara në takimin tonë të përbashkët do mund të ishin: 1. Tatimi në pronë – Ligji i ri për tatimin në pronë si dhe mundësia e faljes së 100 euro përmes ligjit, 2. Procedurat e rekrutimit në shërbimin publik; 3. Të hyrat vetanake dhe buxheti për Komunat; 4. Pronat e administruara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe nga Agjencia e Pyjeve e që mund të jenë në interes të komunave; 5. Grantin e Katërt për Komunat, procedimin e ligjit për financa lokale”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com