Ekonomi Biznes

Kryesuesja e Bordit të KPMM-së i ankohet Komisionit për largim nga puna

Bordi përgjegjës i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), ishte i ftuar për raportim në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”, raporton Ekonomia Online.

Por me këtë temë nuk u morën shumë anëtarët e Komisionit dhe vetë Bordi i KPMM-së. Arsye për këtë, ishte largimi nga puna e kryesueses së Bordit të KPMM-së, Selvete Grajqevci-Pllana.

Ajo tha se tre anëtarë tjerë e kanë shkarkuar nga puna, për siç tha në mënyrë të kundërligjshme.

“Me një vendim nga Kuvendit të Kosovës unë jam zgjedhur kryesuese e bordit. Me vendim te anëtarëve të bordit, Gani Maliqi, Gani Kastrati dhe Rrezarta Makolli kanë marrë vendim që të më shkarkojnë nga puna. Në mënyrë të kundërligjshme më janë ndërprerë puna, paga. Unë sot kam ardhur në Kuvend edhe kërkoj që ju ta dërgoni drejtësinë në vend”, ka thënë ajo.

E anëtari i Bordit, Gani Maliqi, e pati një arsye se përse e kanë shkarkuar nga puna Grajqevci-Pllanën.

“Unë sot jam përgatit për debatin për “Ferronikelin” për herë të parë jam para bordit, neve na ka ardh një shkresë nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufen për të vazhduar me procedurat për shpallje të konkursit, ne nuk kemi mbajt mbledhje por drejtorit i skadonte mandati dhe kemi qenë të detyruar qe ta mbajmë mbledhjen”, tha Maliqi.

Ndërsa, anëtari tjetër i Bordit, Jahir Gashi, tha se distancohet nga vendimi i kolegëve të tyre për largimin e kryesueses.

“Unë distancohem nga vendimi i tre kolegëve, për mua zonja”, tha ai.

Bordi i KPMM-së ka marr dy vendime të ndryshme për rentën minerare. Kur është marr vendimi i dytë bordi ka pasur një vendim kundërthënës. Ligji është shkel nga viti 2011. Pse është dashur që ndëshkimi të jetë vetëm nga viti 2018.

/Shqip.com