Lajme

Kryesia e PD-së vendos: Më 20 qershor mbahet mbledhja e Këshilli Kombëtar

Selia e PD-së

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë ka vendosur që të mbledhë Këshillin Kombëtar të partisë, për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj force politike.

Në një mbledhje ku mungonte kreu i grupit, Gazment Bardhi dhe një pjesë e konsiderueshme e deputetëve që e bojkotuan, Kryesia mori vendimin që fushata zgjedhore të zhvillohet nga data 24 qershor deri 27 korrik, e ndërsa zgjedhjet do të mbahen në 29 korrik.

Procesi zgjedhor do të drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë, i cili do të presë kandidaturat brenda datës 20 qershor. Mbledhja e Këshillit Kombëtar për hapjen e procesit të garës ka qenë një nga pikat e kërkuara nga Bardhi, si i vetmi organ që do mund të zgjidhte Kryetarin e ri të selisë blu.


Ky hap ka shërbyer si shkak për përçarjen e Partisë Demokratike, brenda grupit të Enkelejd Alibeajt. Kjo pasi Gazment Bardhi dhe një pjesë e deputetëve kanë qenë kundër që partia të futet në zgjedhje për kryetarin e ri, e ndërsa Kryesia këmbëngulë që zgjedhjet duhet të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur.

Këshilli Kombëtar, sipas statutit të PD miraton emrat që propozon kryetari i partisë për anëtarë të Komisionit Zgjedhor. Në listën e emrave ë Kryesia ka propozuar është Jemin Gjana kryetar për të vijuar me 6 anëtarë dhe 2 ndihmës. 

/Shqip.com