Lajme

Kryesia e LDK-së, homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare.

Në njoftimin që ka lëshuar LDK, thuhet se “nga aty përkujtuan sakrificën dhe luftën e lavdishme të familjes Jashari, e cila është simbol i rezistencës dhe i lavdisë heroike për liri”.

Njoftimi i plotë:

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare.

Nga aty përkujtuan sakrificën dhe luftën e lavdishme të familjes Jashari, e cila është simbol i rezistencës dhe i lavdisë heroike për liri.

/Shqip.com