Lajme

Kryesia e Kuvendit vendos për të enjten vazhdimin e dy seancave

Adnan Rrustemi, LVV

Në mbledhjen e Kryesisë të Kuvendit të Kosovës, u vendos që të enjten të mbahet vazhdimi i seancës të 15 shtatorit.

Kështu deklaroi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

“Kryesia e Kuvendit vendosi për një seancë për pikat e papërfunduara të seancës së 15 shtatorit dhe një vazhdim tjetër në pikat e papërfunduara të sesionit pranveror të seancës së fundit që janë votimet e projektligjeve të ndryshme siç është Projektligji për Qeverinë, për Noterinë dhe zgjedhja e disa anëtarëve të bordeve. Seanca do të nis nga ora 11:00.” tha Rrustemi.

Kuvendi i Kosoves

Ndërsa, shtoi se për caktimin e seancës së re plenare, pritet që Kryesia e Kuvendit të mblidhet javën e ardhshme.

Theksojmë se gjatë seancës të së enjtes të 15 shtatorit, deputetët diskutuan për grevën e përgjithshme në vend.

Debati për grevën ngriti tensione mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve të dy partive opozitare, Lumir Abdixhiku të LDK-së dhe Memli Krasniqit të PDK-së./Shqip.com