Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet ditën e hëne. Mbledhja pritet të nis në ora 11:00 në sallën C 301.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë i ditur edhe rendi i ditës.

Rendi i ditës

I.  Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës, 
2.  Pyetjet parlamentare,
3.  Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
4.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,
5.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar./Shqip.com