Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet që gjatë ditës së nesërme të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja pritet të fillojë nga ora 10:00 në sallën C 301.

Po ashtu sipas njoftimit janë bërë të ditura edhe pikat e rendit të ditës të cilat pritet të diskutohen gjatë mbledhjes.

Rendi i ditës

I.  Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,  

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:​

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,

 Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,

Propozimi i GP “Multietnik” për zëvendësimin e anëtarit në Komision parlamentar.      

/Shqip.com