Lajme

Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen e radhës

Kryesia e Kuvendit.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të mërkurën do ta mbajë mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje nis nga ora 12:00, transmeton Shqip.com.

Kështu ka njoftuar zyra për media e Kuvendiit të Kosovës.

Një nga pikat kryesore do të jetë edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020.

Rendi i ditës:

– Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
– Përgatitjet për seancën e radhës:
– Deklarimet jashtë rendit të ditës,
– Pyetjet parlamentare,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Amendamentimit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrës përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbi programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë,
– Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e këmbimit të notave diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve mes Kosovës dhe SHBA-së,
– Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Kosovë,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturina,
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit për bujqësi dhe zhvillim rural,
– Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për 2022,
– Shqyrtimi i Raportit vjetor të KQZ-së për 2020.