Kryesia e Kuvendit cakton tri seanca plenare
Publikuar:
(13.06.2022 12:17:58)
Kryesia e Kuvendit ka vendosur në mbledhjen e sotme për caktimin e tri seancave të ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Shefja e grupit parlamentar tw Lwvizjes Vetwvendosje, Mimoza Kusari tha se seanca e parw do të jetë nesër me fillim në ora 13:00 ku do të bëhet vazhdimi i pikave të mbetura nga seancat e kaluara.
Ndërsa, seancë të re, Kuvendi do të mbajë të enjten më 16 qershor, me fillim në ora 10:00. Po ashtu, për seancë tjetër u vendos për datën 26 qershor.
Kusari-Lila, ka thënë se shumë projektligje të rëndësishme do të shqyrtohen dhe votohen në këto seanca./Shqip.com