Lajme

Kryeshefi i Inspektoratit Policor: Të arrestuarit dyshohet se u përfshinë në mbi 400 veprimtari kriminale

Kushtrim Hodaj

Në mbi 400 veprimtari kriminale dyshohet se u përfshinë zyrtarët e arrestuar sot nga Policia.

Kështu bëri të ditur në konferencë për media Kryeshefi i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, i cili tha se dyshohen për ‘Keqpërdorim të pozitës zyrtare’ dhe ‘Marrje të ryshfetit’.

“Nga realizimi i veprimeve hetimore të PK-së, ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit janë të përfshirë në qindra herë, apo mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Të arrestuarve me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtëve i është dhënë rekomandim për suspendim nga detyra e punës”, tha ai.

Aksioni policor i koduar si “Pika”, është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit.

Operacioni “PIKA”

Hodaj tha se këtij aksioni i ka paraprirë hetimi një vjeçar, ndërsa, tutje ka thënë se në këtë aksion janë përdorur masa të fshehta dhe teknike të vëzhgimit.

Hodaj ka bërë të ditur në këtë aksion ka qenë i përfshirë edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencës.

“Aksioni ‘Pika’ është zhvilluar në Gjakovë dhe Prizren. Operacionit  i ka paraprirë një hetim 1 vjeçar nën dyshimin se janë përfshirë aktivitetet të kundërligjshme””, tha ai.

“Muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve alternative lidhur për dyshimin për përfshirjen e aktivitete të disa zyrtarëve policor të punësuar në drejtorin rajonale të policisë kufitare të perëndimit në Gjakovë në Qafë Prush dhe Qaf Morinë si dhe dy zyrtar doganor.

Në këtë aksion janë arrestuar 48 zyrtar policor, dy toger, pesë rreshter dhe dy zyrtar doganor. /Shqip.com