Sport Shqiptar

Kryeqyteti do të bëhet me 15 fusha të reja sportive

Qyteti i Prishtinës do të bëhet me 15 fusha të reja.

Drejtori për Sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova e ka dhënë lajmin e mirë për kryeqytetin, i cili do të pasurohet me disa fusha, të cilat do të rinovohen dhe do të transformohen në pjesë të ndryshme.

Rugova i ka inspektuar fushat lagje më lagje, të cilat konsideron se janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa ai po e nis projektin e radhës për rregullimin e tyre.

Drejtori Rugova është i vendosur të ofrojë sa më shumë mundësi për prishtinasit që të merren me sport.

/Shqip.com