Lajme

Kryeprokurori i Themelores në Pejë – njëri nga pushtetarët që rehatoi familjarët në KEDS

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj

Episodi i fundit “n’Shënjestër” vuri në dukje largimet e shumta të punëtorëve që punonin prej vitesh në kompaninë KEDS e gjithashtu zëvendësimin e tyre me familjarët e pushtetarëve.

Në listën e pushtetarëve që kanë rehatuar familjarët e tyre në këtë kompani është edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj.

Siç bëhet e ditur në hulumtim, vajza e tij, Arijana Kurmehaj, ka zënë pozitën e juristes për përfaqësime në Pejë.

Se edhe ajo është njëra nga të punësuarat në këtë kompani disa vjet pas privatizimit të saj dhe në kohën kur nisi largimi i punëtorëve të vjetër, e ka konfirmuar vetë kryeprokurori i Themelores në Pejë, duke treguar kohën se kur ka filluar punën Arijana aty.

“Po, është juriste po, është ma tepër se katër vite më duket. Mundeni të hulumtoni lirisht se a kam pasur ndikim a jo. Po juridikun e ka kryer fakultetin. Ka hy me të gjitha procedurat e KEDS-it”, ka thënë Kurmehaj për ekipin e ‘Shënjestrës’, me anë të telefonit.

Për të kuptuar më shumë rreth listës së punëtorëve të KEDS që janë punësuar prej lidhjeve familjare, ndiqni dokumentarin e plotë këtu: