Lajme

Kryeparlamentari i Kosovës përkujton gjenocidin e Srebrenicës

Srebrenica

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës.

Ai rikujtoi se Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën që e njeh dhe e dënon atë gjencod.

“Dy gjykata ndërkombëtare këtë mizori serbe e cilësuan me emrin e vërtetë – Gjenocid, ndërsa Parlamenti Evropian e shpalli 11 korrikun si “Ditë e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Konjufca.

Më 11 korrik 1995, forcat ushtarake serbe vranë 8.372 boshnjakë.

“Shprehim pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që pësuan në gjenocidin e Srebrenicës dhe ndajmë dhimbjen e pafund me familjarët e tyre”, ka shkruar ndër tjerash Konjufca. /Shqip.com