Lajme Botë

Kryeminstrit të Haitit i ndalohet dalja jashtë vendit, dyshohet në rastin e vrasjes së presidentit

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry

Kryeministrit të Haitit Ariel Henry i është ndaluar të largohet nga vendi në mes të një hetimi për përfshirjen e tij të dyshuar në vrasjen e Presidentit Jovenel Moïse.

Një prokuror po kërkon akuza kundër Henry, të cilit i është kërkuar të shpjegojë lidhjet e tij me një të dyshuar kryesor në vrasje, Joseph Felix Badio.

Të dhënat tregojnë se dy burrat kishin telefonata të shumta vetëm disa orë pas vrasjes, thonë prokurorët, raprton BBC.

Ai u qëllua për vdekje pasi persona të armatosur sulmuan rezidencën e tij private në një periferi të kryeqytetit, Port-au-Prince.

Vdekja e tij shkaktoi një krizë politike e cila u përkeqësua kur një tërmet i madh goditi jugun e Haitit një muaj më parë. /Shqip.com