Lajme Botë

Kryeministrja italiane e ndërpret konferencën: “Më falni, duhet të shkoj në tualet, a mundem?”

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar ditën e sotme konferencën vjetore me mediet vendase, e shtyrë dy herë ta ndërpresë për shkak të problemeve të saj shëndetësore.

Takimi i tejzgjatur, prej tre orësh, ka kapur në vështirësi Melonin, e cila në një moment është detyruar t’iu kërkonte ndjesë të pranishmëve dhe më pas të sinjalizonte bodigardin për ta shoqëruar për shkak se duhej të shkonte me patjetër në tualet.

“Natyra thërret”, dhe në këtë rast, kryeministrja italiane u është drejtuar të pranishmëve duke thënë se duhej patjetër të shkonte në tualet. “Më falni, por unë duhet të shkojë në tualet… Më vjen keq, por duhet të shkoj. Mundem? Më duhet ta bëjë, më vjen shumë keq”, tha Meloni.

Më pas kryeministrja italiane është ngritur menjëherë nga karrigia, duke iu drejtuar me vrap tualetit.

/Shqip.com