Lajme Botë

Kryeministrja franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit

Kryeministrja e re e Francës, Elisabeth Borne

Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, të hënën i mbijetoi mocionit të parë të mosbesimit në Parlament, mocion i sponsorizuar nga opozita e krahut të majtë.

Mocioni – për të cilin kërkoheshin 289 vota për të kaluar – u mbështet nga 146 deputetë në Parlamentin Kombëtar prej 57 deputetësh. Votimi pasoi një debat prej tre orësh.

Partia Franca e papërkulur (LFI) e ngriti mocionin kundër Borne, e cila udhëheqë Qeverinë e pakicës. Por, kryeministrja nuk ishte në rrezik pasi partitë e tjera opozitare deklaruan para votimit se nuk do ta mbështesnin mocionin, raporton Radio Evropa e Lirë.

Rreth një muaj më parë, Presidenti francez, Emmanuel Macron zgjodhi Ministren e Punës, Elisabeth Borne si kryeministre të re.

“Dua t’ua kushtoj nominimin tim të gjitha vajzave të vogla dhe t’u them atyre që të shkojnë deri në fund duke ndjekur ëndrrat tuaja”, tha Borne në fjalimin e saj të inaugurimit.

Borne, 61 vjeç, është  gruaja e parë që emërohet kryeministre që kur Edith Cresson pushtoi për pak kohë zyrën gjatë presidencës së liderit socialist Francois Mitterrand në fillim të viteve 1990./Shqip.com