Lajme Botë

Kryeministrja finlandeze mohon përdorimin e drogës, pas videos të publikuar

Kryeminstrja finlandeze, Sanna Marina

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video në të cilat kryeministrja finlandeze, Sanna Marin feston me disa persona duke vallëzuar, përqafuar, sharë e duke bërtitur për kokainë.

Por, kryeministrja finlandeze ka mohuar përdorimin e drogës, pasi pamjeve të publikuara duke thënë se ajo nuk kishte “asgjë për të fshehur”.

“Jam e zhgënjyer që është bërë publike. Mbrëmjen e kalova me miqtë. Me festë, goxha e egër, po. Kërceva dhe këndova.”, ka deklaruar Sanna Marin.

E cilësuar si “politikania më e lezetshme në botë” për shkak të stilit të saj të relaksuar të udhëheqjes, Sanna Marin, 36, është kritikuar edhe më parë për stilin e saj të egër të jetesës.

Videoja ku shihet Marin duke u argëtuar me disa personalitete finlandeze,  është postuar nga gazeta finlandeze Iltalehti të mërkurën.

Pjesë e grupit argëtues bashkë me kryeministren ishte edhe deputeti Ilmari Nurminen./SHQIP.com