Kryeministrja e Estonisë në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Sot në Tiranë po mbahet samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit po merrë pjesë edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
Në fjalën e saj para mediave, ajo është shprehur se Estonia e mbështet antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Presim me padurim diskutimet. Estonia është mbështetëse e fortë që anëtarët e rinj të bëhen pjesë e BE. I jemi mirënjohës Shqipërisë për punën në Këshillin e Sigurimit dhe për punën në luftën me Ukrainën. Na duhet të punojmë për paqen në rajon”, është deklaruar Kallas, raporton Top Chanel.
Në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është firmosur marrëveshja për Roaming.
Zbatimi i marrëveshjes parashikohet që të nis me 1 tetor të vitit 2023.
Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mikpritur liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Në fjalën e saj para mediave, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Vuçiq është e njëjta mendësi si ajo e viteve të 90-ta.
“Për fat të keq, Vuçiq është e njëjta mendësi si ajo e viteve të 90-ta.Marrëveshja Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje mes veti me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Osmani.
Osmani: Vuçiq është e njëjta mendësi si ajo e viteve të 90-ta – SHQIP.com
Më tutje Osmani po ashtu është shprehur se në këtë samit do të diskutohet për të ardhmen evropiane e jo për dialogun Kosovë-Serbi.
Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se integriteti territorial i shtetit të tij është shkelur në vitin 1999 dhe në vitin 2008.
Vuçiqi: Integriteti i Serbisë është shkelur në vitin 1999 dhe 2008 – SHQIP.com
/Shqip.com